Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Mjeku italian: Ndiqni këto këshilla për të luftuar koronavirusin

Nga A2 CNN
13 Mars 2020, 15:05 | Aktualitet
Mjeku italian: Ndiqni këto këshilla për të luftuar

Mjeku italian, Ermanno Puxeddu, nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në një lidhje me “Skype” në Dita Jonë, foli për situatën aktuale në vendin fqinj, ndërsa dha edhe disa këshilla.

“Zona më e prekur ka qenë veriu i Italisë. Situata ka shumë kontrolle. Numri i të prekurve është shumë i lartë edhe në pjesë të tjera të Italisë. Është e rëndësishme që të ngadalësojmë sëmundjen. Duhet të mbrojmë sidomos të moshuarit dhe ata që kanë sëmundje të shkuara. Duke pasur shumë njerëz të sëmurë në të njëjtën kohë është shumë më e vështirë të mjekohen”, u shpreh mjeku italian.

Më tej, ai dha edhe disa këshilla se si duhet të sillemi në këto ditë. “Në Shqipëri janë pak raste. Duhet të ndryshoni stilin e jetesës; duhet të vendosemi në vetëkarantinim; duket të shmangim çdo lëvizje që nuk është e domosdoshme; duhet të ruajmë distancën me të tjetër. Kështu, ne nuk i japim mundësi virusit të përhapet”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë