Pak metra larg bombarduesit B-2… – A2

Pak metra larg bombarduesit B-2…

Të apasionuarit pas avionëve morën një surprizë të bukur kur po qëndronin pranë bazës RAF në Fairford të Britanisë.

Tre avionë bombardues B-2 kaluan mbi kokat e tyre, teksa ishin në një stërvitje të NATO-s, mes tensioneve të ngritura me Rusinë.

Bombarduesit amerikanë janë avionët luftarakë më të shtrenjtë të prodhuar ndonjëherë. Nga viti 1987 deri në vitin 2000 janë realizuar 21 të tillë. Avioni ka kapacitete bërthamore dhe mund të lëshojë deri në 80 predha në një mision të vetëm.