Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Paradoksi “Wuhan”, skuadra largohet nga Spanja: Në Kinë më të sigurt!

Nga A2 CNN
13 Mars 2020, 08:29 | Futboll
Paradoksi “Wuhan”, skuadra largohet nga Spanja: Në Kinë

Që nga fundi i janarit, skuadra e futbollit Wuhan Zall qëndronte në Spanjë, pas shpërthimit të epidemisë në Kinë, pikërisht në qytetin që ky ekip përfaqëson.

Tashmë situata ka ndryshuar tërësisht. Në Spanjë janë konfirmuar më shumë se 3 mijë persona të prekur, nga të cilët 86 kanë humbur jetën.

Të gjendur në këtë situatë, drejtuesit e skuadrës Wuhan Zall kanë marrë vendimin se tashmë është momenti i duhur për t’u rikthyer në Kinë, atje ku nisi të përhapet virusi. “Problemi tani është këtu në Spanjë, në Kinë është zgjidhur praktikisht”, tha trajneri i klubit José González, i cili njoftoi se skuadra do të niset në Kinë ditën e shtunë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli