Plagosën me thikë 38 vjeçarin, pranga autorëve

MB ARRESTOHET PLANAJ frame 425 1100x620

Policia e Korçës ka arritur të zbardhë në një kohë të shpejtë dhe të vendosë në pranga dy autorët e plagosjes së një dite më parë me thikë të 38 vjeçarit E.P.

Pas një pune të mirëorganizuar të policisë u arrestuan Romeo Cezmolli 38 vjeç dhe Ilir Ali 33 vjeç, të cilët pas një konflikti të momentit, për motive të dobëta, qëlluan disa herë më thikë 38 vjeçarin E.P.

I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe për këtë arsye është dërguar drejt Tiranës për trajtim më të specializuar