20 sekonda për t’i mbijetuar koronavirusit – A2

20 sekonda për t’i mbijetuar koronavirusit

T’i mbijetosh koronavirusit. Hiti i viteve ‘70, “I Will Survive” merr një tjetër kuptim në kohët e pandemisë globale.

Këngëtarja Gloria Gaynor shfaqet duke kënduar, teksa tregon se si lahen duart për të shmangur infektimin.

“Mjaftojnë vetëm 20 sekonda për të mbijetuar”, shkruan Gaynor, duke ftuar të tjerët të pranojnë sfidën në rrjetet sociale.