Dy raste me koronavirus, Federata Kosovare e Futbollit pezullon kampionatin

futboll kosove 1100x620

Dy rastet pozitive me koronavirus në Kosovë kanë detyruar Federatën Kosovare të Futbollit të anulojë pa afat kampionatin kombëtar.

Vendimi i krerëve të futbollit në Kosovë vjen në kuadër të masava shtrënguese për parandalimin e përhapjes së virusit, që tashmë ka prekur edhe vendin fqinj.

Kampionati kosovar, i cili është ndalur në javën e 22-të, i bashkohet Kategorisë Superiore shqiptare dhe thuajse të gjithë ligave europiane të futbollit që do të qëndrojnë të pezulluara dhe nuk kanë një datë se kur do të rifillojnë.