Foto nga ballkoni dhe stërvitje nga liqeni… e shtuna në Tiranën në karantinë

Dita e Verës nuk ishte si gjithë vitet e tjera. Të vetëizoluar për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri, Covid-19, pak qytetarë kishin dalë në rrugët kryesore të Tiranës, gjithsesi të zbukuruar.

Edhe ata që zgjodhën të shëtisnin apo stërviteshin te Liqeni Artificial, e ndërprenë aktivitetin pas vendimit për ta mbyllur parkun për shkak të mbipopullimit në ditët e kaluara.

Të mbyllur në shtëpi njerëzit kanë “dalë” në ballkonet e apartamenteve të tyre, prej nga kanë shijuar rrezet e diellit dhe sigurisht, kanë fotografuar zbrazëtinë e qytetit.

Shfletoni galerinë e mësipërme për të parë si kaloi e shtuna në Tiranën me koronavirus.