Greqia ndërpret fluturimet e mbetura me Italinë – A2

Greqia ndërpret fluturimet e mbetura me Italinë

greqia anulon fluturimet me italine 1100x620

Qeveria greke vendosi të pezullojë të gjitha fluturimet e mbetura me Italinë, pasi autoritetet shëndetësore konfirmuan viktimën e tretë nga virusi Covid-19.

Bëhet fjalë për dy persona të moshës 67 dhe 90 vjeç, me probleme të tjera serioze. Rastet e konfirmuara në Greqi janë 190.

Gjatë një mbledhje të kryesuar nga kryeministri Kiriakos Mitsotakis mëngjesin e së shtunës, u vendos të shtohen kontrollet në përputhje me masat e reja për frenimin e koronavirusit.  

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut, ku janë konfirmuar 14 raste, kanë kthyer disa shtetas të huaj që kishin mbërritur në aeroportin e Shkupit nga vende të rrezikuara.