Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Koronavirusi në Shqipëri, shkon në 38 numri i personave të prekur, 2 në terapi intensive

Nga A2 CNN
14 Mars 2020, 11:01 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, shkon në 38 numri i personave të

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 38, me 5 raste të reja në 24 orët e fundit.

Bëhet e ditur se deri në këto momente janë testuar 505 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19,  38 raste:

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:

Tiranë 22 raste

Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)

Lushnje 2 rast

Elbasan 2 raste

Fier 5 raste

Rrogozhinë 2 raste

Prej tyre: 12 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushnja dhe Rrogozhina)

Dy prej tyre janë në terapi intensive, një 66 vjeçar nga Lushnja dhe një 61-vjecare nga Fieri.

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli