Krim në Fushë-Krujë, xhaxhai vret nipin e tij

foto policie 1100x620

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë-Krujë, ku një 41-vjeçar, shtetasi Julian Halili është vrarë në rrethana ende të paqarta.

Autori i vrasjes sipas burimeve është xhaxhai i tij, 50-vjeçari Shkëlqim Halili, i cili ka qëlluar nipin me armë zjarri.  

Autori i krimit u largua fillimisht nga vendngjarja, por forcat e rendit bënë të mundur kapjen dhe prangosjen e tij, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.