Leganes-Valladolid u “luajt” sot, pavarësisht koronavirusit

leganes 1 1100x620

Skuadra spanjolle e Leganes është munduar që ta marrë me sportivitet situatën e krijuar nga koronavirusi dhe vendosi që të luajë në Twitter ndeshjen ndaj Valladolid, që ishte programuar për sot, përpara se kampionati spanjoll të vendoste pezullimin.

Leganes vendosi që ta “luajë” këtë takim, për t’i dhënë një mesazh të gjithë njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi.

Në orën 13:00, u publikua në Twitter formacioni i ekipit “që do të qëndrojë në shtëpi për të ndihmuar shoqërinë dhe sistemin shëndetësor”.

Më pas, postime të njëpasnjëshme ku tregohen rastet “pikante” të ndeshjes: “Minuta e 23-të. Episod për VAR! Arbitri shkon të rishikojë një prekje të mundshme të topit me dorë brenda zonës, poooooor…. I mbyllur, VAR-i është mbyllur”.