Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rama: Ndalohet frekuentimi i Parkut të Liqenit

Nga A2 CNN
14 Mars 2020, 13:25 | Aktualitet
Rama: Ndalohet frekuentimi i Parkut të Liqenit

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga sot do të ndalohet frekuentimi i Parkut të Liqenit, vendi ku njerëzit janë dyndur gjatë këtyre ditëve.

“Çdo orë është kritike për forcimin e vijave të mbrojtjes, prandaj ndalohet frekuentimi në Parkun e Liqenit. Sot kemi 38 raste pozitive, 12 në spital dhe 2 prej tyre në reanimacion. Më e keqja nuk ka ardhur akoma. Nuk dua t’ju shqetësoj, por kam detyrë t’ju informoj. Virusi prek shumë, çfarëdo masash të marrësh. Por, duhet të ngulitim në mendje se shumica e atyre që do të preken, do ta kalojnë pa asnjë shenjë. Ndër ata që kanë shenja, disa do ta kalojnë në shtëpi si grip të zakonshëm. Shumica e atyre që do të bëhen për spital do të shërohen”, tha Rama në një video të postuar në Facebook.

“Masat merren për të ngadalësuar maksimalisht përhapjen. Nëse nuk e ngadalësojmë, numri i atyre që do të bëhen për spital do të jetë shumë më i madh sesa numri i shtretërve në spital. Javën e ardhshme do të kemi më shumë të infektuar se këtë javë, ndërsa në javën tjetër edhe më shumë. Fati i luftës varet nga çfarë do të bëjmë ne për të ndihmuar njëri-tjetrin. Në këtë luftë, parrulla i gjithë populli ushtar është motoja e domosdoshme e ditës sonë”, shtoi Rama.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli