Rritet numri i të prekurve me Covid-19 në Kosovë

qkuk 1100x620

Një tjetër person ka rezultuar pozitiv me koronavirus në Kosovë, duke e çuar në 3 numri në total.

Personi i prekur është i afërm me të moshuarin nga Vitia që u raportua si personi i parë me Covid-19 në Kosovë, së bashku me një 20 vjeçare italiane.

Ministria e Shëndetësisë përmes një konferencë për shtyp njoftoi se janë marrë të gjitha masat për të përballuar këtë situatë me sa më pak pasoja.

Kosova raportoi një ditë më parë për 2 personat e prekur nga koronavirusi, përmes një konference të kryeministrit Albin Kurti.