Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

9 persona me koronavirus në Kosovë, ministri i Shëndetësisë kërkon shpalljen e emergjencës

Nga A2 CNN
15 Mars 2020, 19:12 | Kosova
9 persona me koronavirus në Kosovë, ministri i

Katër raste të reja me koronavirus janë diagnostikuar këtë të diel në Kosovë, duke e çuar në 9 numrin total të të infektuarve atje.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se nga 4 rastet e reja, 3 ishin diagnostikuar në Malishevë, të gjithë persona kontakti të një pacienteje të diagnostikuar pozitive me Covid-19, me datë 14.03.2020. Ndërsa rasti i katërt është një person nga Komuna e Podujevës.

“Bazuar në situatën e krijuar dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, porsa kërkova nga kryeministri Albin Kurti, që t'i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik. Të dashur qytetarë ju ftojmë të bashkëpunojmë në menaxhimin e kësaj situate. Kjo duke ndjekur rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, si dhe duke qëndruar në shtëpitë tuaja, që të kujdesemi për shëndetin e njëri-tjetrit. Reduktoni daljet veç në raste emergjente”, tha ai.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani