Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Koronavirusi në Botë: Kaos në aeroportet amerikane, Spanja në izolim të plotë, Franca në votime

Nga A2 CNN
15 Mars 2020, 11:24 | Bota

Aeroportet amerikane janë përfshirë nga kaosi, ndërsa janë vendosur me forcë masat e reja për skanimin e personave që kthehen nga Europa. Radhë të gjatë u formuan, ndërsa udhëtarët pritën për orë të tëra testimin për koronavirus, përpara se të kalonin në pikat doganore.

Më herët administrate amerikane njoftoi zgjerimin e urdhrit për ndalimin e udhëtimeve nga vendet europiane, duke përfshirë në të Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën. Shtetet e Bashkuara numërojnë mbi 2700 raste me Covid-19, ndërsa 54 persona kanë humbur jetën nga ky virus i rrezikshëm.

Situatë kaotike paraqitet dhe në Europë, që konsiderohet epiqendër e pandemisë së koronavirusit. Italia është shteti më I prekur, ku dhe izolimi ende nuk po jep rezultat. Mbi 21 mijë persona janë infektuar me Covid-19, dhe mbi 1400 vetë kanë humbur jetën.

Spanja, paraqet situatën më të vështirë pas Italisë, ku qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare. Madridi mbetet qyteti më i goditur, ndërsa 6,6 milionë banorët e tij kanë respektuar thirrjen për të qëndruar në shtëpi, ashtu si dhe pjesa tjetër e vendit. Spanja numëron mbi 7 mijë të infektuar me koronavirus, mes të cilëve dhe bashkëshortja e kryeministrit Pedro Sanchez.

191 persona humbën jetën, ndërsa janë mbyllur të gjitha dyqanet, baret, restorantet dhe parqet kombëtare dhe ato të argëtimit. Edhe Franca po kalon momente të vështira. Por kjo nuk ka ndaluar mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Megjithatë pritet të ketë një abstenim masiv, nga frika e përhapjes së koronavirusit dhe vështirë që qytetarët tu drejtohen kutive të votimit. Në Francë, 4500 vetë janë infektuar me Covid-19 dhe 91 persona kanë humbur jetën.

A2 CNN Livestream

Dita jonë