Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Koronavirusi po godet edhe Spanjën, dyfishohet numri i viktimave në një ditë

Nga A2 CNN
15 Mars 2020, 18:53 | Bota

Spanja po bëhet më shpejtësi vatër e përhapjes së koronavirusit në Evropë. Sipas shifrave zyrtare të autoriteteve spanjolle, vetëm në ditën e fundit numri i viktimave është dyfishuar, duke arritur në 292. Ndërkohë që numri i të infektuarve po kap shifrën e 8000 personave.

Edhe pse shifrat nuk krahasohen me Italinë, që është edhe vendi evropian më i prekur, situata në Spanjë mbetet e rëndë. Qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare pas rritjes së ndjeshme të rasteve të reja dhe ushtria ka dalë në rrugë për të siguruar zbatimin e saj.

Madridi mbetet qyteti më i goditur, me 3544 raste dhe 213 viktima, i ndjekur nga krahina Baske me 23 viktima dhe Katalonja me 12 viktima. Rreth 6,6 milionë banorët e kryeqytetit kanë respektuar thirrjen për të qëndruar në shtëpi, ashtu si dhe pjesa tjetër e vendit.

Me virusin pandemik është diagnostikuar edhe bashkëshortja e kryeministrit Pedro Sanchez.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli