Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Mjeku Arjan Harxhi: Duhet ta kuptojmë që jeta jonë tashmë ka ndryshuar

Nga A2 CNN
15 Mars 2020, 21:29 | Aktualitet
Mjeku Arjan Harxhi: Duhet ta kuptojmë që jeta jonë tashmë ka

“Skenarë që kanë kaluar në Kinë, dhe që po kalon Italia patjetër që duhet të jenë në optikën e politikbërësve shqiptarë për të marrë masat sipas skenarëve që mund të paraqiten”. Kështu u shpreh mjeku i Spitalit Infektiv në QSUT, Arjan Harxhi, në një bisedë nga banesa e tij me A2.

“Me shifrat që po paraqiten, sistemi është në gjendje t’i përballojë. Është zënë më pak se 1/3 e kapacitet. Por do të shohim në ditët në vazhdim se si do të evoluojë situata. E rëndësishme është që njerëzit të kuptojnë, që jeta jonë nuk është më ashtu siç ishte, tashmë është ndryshe”, tha ai, duke treguar se edhe ai vetë në banesë mban maskë, që të mos ketë kontakt me fëmijët e tij.

Harxhi shtoi se infektimi i mjekëve tregon se personeli shëndetësor është i ekspozuar. “Është një betejë e mjekëve, infermierëve, e juaja si gazetarë, e atyre që punojnë, ndërkohë që pjesa tjetër e popullatës duhet të jetë e ndërgjegjshme që të zbatojë rregullat dhe të ndryshojë stilin e jetesës. Në një situatë e tillë, që mund ta shohim një herë në jetën tonë, duhet të jemi të ndërgjegjshëm që të qëndrojmë të izoluar që ta mposhtim këtë epidemi”, tha ai. “Duhet të jemi të ndërgjegjshëm që infeksionet respiratorë janë të vështira për t’u menaxhuar në kushtet e mungesës së një vaksine. Pra, mënyra e vetme është kufizimi i transmetimit”.

Sa i përket shifrave që raportohen çdo ditë nga Ministria e Shëndetësisë, Harxhi thotë se është e vështirë të gjykosh në pak ditë. “Do të duhen ndoshta dy javë që të shohim një trend, për të gjykuar që masat që janë marrë do të kenë efekt në kurbën e epidemisë, për të qenë në gjendje që rastet të jenë të menaxhueshme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë