Regjistrohet futbollisti i parë me koronavirus në La Liga

garayy 1100x620

Pandemia e koronavirusit ka mbërritur dhe në kampionatin spanjoll të futbollit La Liga. Mbrojtësi i Valencias, Ezequiel Garay ka bërë me dije se pasi iu nënshtrua testit të tamponit ka rezultuar i prekur me virusin e ri që po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, argjentinasi siguron sportdashësit se ndjehet mirë dhe se është duke zbatuar të gjitha këshillat e autoriteteve shëndetësore.

“Unë kam dalë pozitiv nga testi për coronavirus. Tani ndihem shumë mirë dhe më mbetet vetëm t’i zbatoj rregullat e autoriteteve shëndetësore”, shkruan Garay në Instagram.