Situata nga koronavirusi, kërkohet rishikimi i datës së zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut – A2

Situata nga koronavirusi, kërkohet rishikimi i datës së zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

kshz maqedoni 1100x620

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka thërritur mëngjesin e së dielës Këshillin e Sigurimit, ku është diskutuar situata dhe masat e marra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë ishin të pranishëm dhe zyrtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, të cilët i kërkuan kreut të shtetit që të rishikojë vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në 12 prill.

Një ditë më parë, liderët e partive politike njoftuan dhe pezullimin e aktiviteteve elektorale deri më 22 mars.