Basha: Nuk përfshihem në batuta bajate, propozimet tona janë realiste

basha kck nuk mund te luftoje kck 1100x620

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar sot për ironinë kryeministrit Rama, pas detajimit të 8 pikave që PD mendon të nevojshme për përballjen e situatës në vend gjatë pandemisë së koronavirusit.

Ditët që po kalojmë janë të paprecedenta. Anembanë botës qeveritë dhe opozitat po përpiqen për të gjetur mënyrën më…

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 16. März 2020

Basha deklaroi se “jeta nuk ka çmim, ndaj unë sot nuk dua të përfshihem në batuta bajate që nuk të çojnë asgjëkundi dhe nuk ofrojnë asnjë zgjidhje”.

Kryetari i PD tha se propozimet janë realiste dhe bazuar në dy parime bazë, “mos kurse asgjë përpara shëndetit të njerëzve dhe rimëkëmbjes ekonomike të vendit, dhe mos propozo kurrë diçka që nuk do ta bëje dot vetë”.

Sipas kryedemokratit “detyra numër një e qeverisë duhet të jetë shëndeti i qytetarëve shqiptarë kudo ku jetojnë, anembanë vendit, dhe më pas, garancitë për kompensimin e këtij dëmi”, duke kërkuar edhe një herë masa fiskale lehtësuese për sipërmarrësit e vegjël.