FOTOGALERI | E hëna në Tiranën e izoluar prej koronavirusit

E hëna në Tiranë ka nisur jo me vrullin e zakonshëm. Pavarësisht orarit të kufizuar të lëvizjeve, makinat kanë qenë të pakta në rrugët e kryeqytetit, të futur tashmë në izolim, sikurse pjesa tjetër e vendit, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Megjithatë, për shkak edhe të motit të mirë, nuk kanë qenë edhe aq të paktë ata që kanë dalë në rrugët kryesore të Tiranës, në këmbë ose me biçikletë. Ndërkohë, një numër i madh njerëzit i janë drejtuar sporteleve të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë për të kërkuar leje të posaçme për të lëvizur me makinë.

Shfletoni galerinë e mësipërme për të parë përmes fotografive si ka kaluar dita e hënë në kryeqytet. (FOTO: LSA)