Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Koronavirusi, Meta: Prioritet shëndeti, por duhen marrë masa edhe për ekonominë

Nga A2 CNN
16 Mars 2020, 13:33 | Aktualitet
Koronavirusi, Meta: Prioritet shëndeti, por duhen marrë masa edhe

Presidenti Meta ka publikuar një video mesazh të shkurtër ditën e sotme, me anë të të cilit bën thirrje për marrjen e masave edhe nga ana ekonomike.

“Vendi sot po përballet me një ngadalësim kritik të aktivitetit ekonomik, si pasojë e shpërthimit të pandemisë globale të koronavirusit.

Kjo do të shkaktojë një frenim të rritjes ekonomike dhe humbje serioze në mënyrë të veçantë në sektorin e fasonëve, turizmit, shërbimeve dhe biznesit të vogël.

Natyrisht që prioriteti madhor është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe mbështetja me fondet e domosdoshme për sektorin e shëndetësisë, si aktori kryesor në përballjen me pandeminë.

Megjithatë, pasojat në ekonomi do të jenë objektivisht të pashmangshme, siç paralajmëron FMN-ja dhe aktorët kryesorë të ekonomisë tonë.

Duhet të bëhet gjithçka për të përballuar skenarët e ndryshëm të ecurisë së kësaj pandemie nga ana mjekësore.

Është jetike të punohet çdo ditë edhe për përballimin e skenarëve të ndryshëm të pasojave serioze në ekonominë kombëtare dhe jetën e çdo familjeje shqiptare, në veçanti të atyre më në nevojë”, u shpreh Meta.

A2 CNN Livestream

Dita jonë