Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Koronavirusi në Shqipëri/ Akti normativ: 10 000 lekë gjobë për këmbësorët pas orës 18:00

Nga A2 CNN
16 Mars 2020, 22:01 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri/ Akti normativ: 10 000 lekë gjobë

Me  propozimin e ministrit  të  Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi gjoba për individët që nuk zbatojnë urdhërin për mosqarkullim pas orës 18:00.

“Individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë nga  organet kompetente për ndalimin e lëvizjes për    këmbësorët sipas orareve të përcaktuara, dënohen me gjobë në masën 10 000 (dhjetë  mijë)  lekë dhe me  bllokim 3 muaj të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë.

https://www.youtube.com/watch?v=t9iJERvNP6E

Individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë nga  organet kompetente për kufizimin e lëvizjeve në   parqe dhe zona të gjelbërta të hapura, në zonat  urbane, apo mjedise të tjera publike të hapura,  dënohen me gjobë në masën 20 000 (njëzet mijë) lekë dhe me bllokim 3 muaj të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë.

Për individët,  të  cilët,  në kushtet e shkeljeve të pikave  17 dhe 18, të këtij neni, lëvizin me biçikletë, ciklomotor  ose motomjet, zbatohet edhe masa shoqëruese e  bllokimit të mjetit lëvizës për 3 muaj.”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë