Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kreditë, Banka e Shqipërisë: Riskedulim, vetëm për ata që preken ekonomikisht

Nga A2 CNN
16 Mars 2020, 17:30 | Ekonomi
Kreditë, Banka e Shqipërisë: Riskedulim, vetëm për ata

Kreditë nuk do të falen, por vetëm do të riskedulohen për një periudhë 3-mujore. Përmes një njoftimi zyrtar, Banka e Shqipërisë sqaron se nga riskedulimi do të përfitojnë vetëm individët apo bizneset që preken financiarisht nga situata e krijuar me koronavirusin dhe rrjedhimisht nuk kanë mundësi të shlyejnë këstet.  

Kredimarrësit duhet të kontaktojnë bankën përkatëse me të cilën kanë marrëdhënie kreditimi dhe do të jetë pikërisht ajo që do të vendosë bazuar në specifikat e rasteve të paraqitura. 

Masat për riskedulimin e kësteve të kredisë hyjnë në fuqi në datën 13 mars 2020 dhe zgjasin deri në datën 31 maj 2020. 

Ndërkaq, sipas bankës qendrore, kredimarrësit e tjerë që nuk preken apo dëmtohen nga kjo situatë, duhet të vijojnë normalisht shlyerjen e detyrimeve të tyre me këto institucione.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli