Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Nën efektin e alkoolit, godasin policët, arrestohen dy persona

Nga A2 CNN
16 Mars 2020, 09:57 | Kronikë
Nën efektin e alkoolit, godasin policët, arrestohen dy persona

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë vënë në pranga dy persona, të cilat kanë goditur policët, ndërsa ishin nën efektin e alkoolit.

Policia ka bërë të ditur se personat e arrestuar janë shtetasit: V. K., 32 vjeç,  ( i dënuar më parë për veprën penale "Armëmbajtje pa leje" ) dhe G. V., 45 vjeç,  të dy banues në Bulqizë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, punonjësit e policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip 'Benz', që drejtohej nga shtetasi G. V., i cili pas testit të alkoolit ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Sipas policisë, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar urdhrin për shoqërimin në komisariat, duke kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, por janë shoqëruar forcërisht në komisariat.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani