Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Paloka reagon ndaj Ramës: Tallje me shqiptarët, dalje paradite dhe karantinë pasdite

Nga A2 CNN
16 Mars 2020, 14:56 | Politikë
Paloka reagon ndaj Ramës: Tallje me shqiptarët, dalje paradite dhe

Menjëherë pasi kryeministri Rama njoftoi se nga sot do të ndalohet edhe lëvizja e këmbësorëve pas orës 18:00, ka reaguar nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka.

Me anë të një statusi në Facebook, Paloka shkruan se kjo masë është një tallje me shqiptarët, duke qenë se ata duhet të shkojnë në punë paradite, ndërsa pasdite do të jenë në karantinë.

“Kryeministër qesharak dhe i rrezikshëm! Deri në orën 18.00 lejon lëvizjen e njerëzve, lëvizjen e makinave, grumbullimet masive ne qendrat e punës (fasoneri dhe call centers), shëtitjet në rrugë, por pas orës 18.00, qytetarët nuk lejohen të dalin në këmbë. Dalje paradite dhe karantinë pasdite është një tallje e dhimbshme me jetën e shqiptarëve, për faktin e vetëm se Edi Rama nuk do që të prekë lekët e oligarkëve të vet.

Koronavirusi nuk luftohet vetëm me policë dhe me gjoba ndaj qytetarëve. Karantina nuk funksionon part time. Dikush duhet ti thotë në bunkerin ku është izoluar se virusi nuk infekton part time. Zgjidhja është karantinë e plotë, fillimisht për të paktën 14 ditë, rimbursim i bizneseve, rimbursim i pagave, ushqime për të moshuarit dhe më të varfrit”, shkruan Paloka.

A2 CNN Livestream

Dita jonë