Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Papa Françesku, në këmbë në qendër të Romës...

Nga A2 CNN
16 Mars 2020, 10:55 | Bota

Papa Françesku u largua nga Vatikani pasditen e së dielës dhe vizitoi Bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë, rreth orës 16:00.

Në kishën San Marcellino al Corso, Papa mbajti një lutje për fundin e pandemisë nga koronavirusi. Kjo u konfirmua nga drejtori i dhomës së shtypit në Vatikan Matteo Bruni.

Papa Françesku u fotografua duke ecur në rrugët e boshatisura të Romës, si pasojë e masave të marra nga koronavirusi. Ati i Shenjtë u rikthye në Vatikan rreth orës 17:30.

Pak ditë më parë, Papa Françesku ngjalli frikë kur u shfaq në publikë me kollë dhe me teshtima, por fatmirësisht rezultoi negativ nga koronavirus.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani