Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Për herë të parë të infektuarit dhe vdekjet nga COVID-19 në botë kanë tejkaluar ato të Kinës

Nga A2 CNN
16 Mars 2020, 10:56 | Bota

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe statistikave të universitetit John Hopkins, për herë të parë nga fillimi i përhapjes të koronavirusit, personat e infektuar në botë kanë kaluar ata që ndodhen në Kinë.

Infeksionet në botë janë tashmë  më shumë se 87 mijë, ndërkohë që në Kinë përhapja pothuajse ka ndalur, dhe nuk tejkalon 81 mijë personat.

Edhe të vdekurit me COVID-19 tashmë janë në numër më të madh jashtë Kinës, 3241 kundër 3208, distancë që pritet të rritet ndeshëm në ditët në vijim.

Përhapja e kornavirusit në botë, sipas John Hopkins University

Jashtë Kinës, kontinenti i gjykuar si epiqendër është Evropa dhe vendi më i prekur është sigurisht Italia me më shumë se 25 mijë raste, e ndjekur në Azi nga Irani me 14 mijë të tillë.

Tashmë ritmet italiane po përsëriten edhe në vende të tjera, me Spanjën (7988) , Gjermaninë (6546) dhe Francën (5437) që kanë statistikat më të larta, të ndjekura në këtë klasifikim të trishtë nga SHBA-ja me 3805 raste.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani