Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave në Britani, infektohet dhe aktori i njohur

Nga A2 CNN
16 Mars 2020, 20:36 | Bota

Bilanci i viktimave nga Covid-19 në Britani ka arritur në 55, ndërkohë që zyrtarët e shëndetësisë konfirmojnë se më shumë se 1.500 pacientë janë prekur nga virusi vdekjeprurës.

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar konfirmon 19 raste të reja vdekjesh në vend, përfshirë një 56- vjeçar, i cili konsiderohen si viktima më e re në moshë. Uellsi gjithashtu konfirmoi rastin e parë, një 68-vjeçar.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 171 raste të reja, një rritje me 12 për qind, krahasur me ditën e mëparshme. Mendohet se këto nuk janë shifrat reale të koronavirusit në Britani, pasi autoritetet nuk janë duke kryer testimet tek të gjithë individët.

Zyrtarët janë duke e kufizuar numrin e testimeve vetëm tek pacientët me shenja të rënda të sëmundjes ose që janë tashmë të shtruar në spital, gjë e cila do të thotë se përditësimet tregojnë vetëm një përqindje të të prekurve.

Ky vendim i shumëpërfolur ka sjellë reagimin e menjëhershëm të OBSH-së, të cilët paralajmëruan se duhet të identifikohen çdo pacientë i prekur.

Ndërkohë virusi i ri raportohet të ketë prekur dhe aktorin e njohur britanik, Idriss Elba. Ylli i serialeve televizive “The Wire” dhe “Luther” njoftoi në rrjetet sociale se është izoluar sapo ka mësuar se mund të ketë qenë i ekspozuar ndaj virusit.

“Qëndroni në shtëpi dhe jini pragmatikë, do t’ju informoj për gjendjen time në vazhdimësi”, shkruan Elba në llogarinë e tij në Twitter.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu