Shkon në 15 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë

Untitled collage 2 4 1100x620

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë bën me dije se dy raste të reja me koronavirus janë regjistruar në vend duke e çuar në 15 numri total.

Sipas IKSHP, dy të prekurit e rinj janë një çift të fejuarish që sapo ishin kthyer nga Londra.

“Dy rastet janë dy të fejuar të ardhur nga Londra sot me datë 16.03.2020 me fluturim direkt Londër -Prishtinë. Të dytë kanë qëndruar në Londër nga data 04 mars dhe janë detektuar nga shërbimet shëndetësore të aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari”. Të dy të moshës 26 vjeçare” thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Në Kosovë, rastet e para me koronavirusin e ri u shënuan më 13 mars, dy ditë më vonë për shkak të shtimit të rasteve qeveria vendosi që të shpallë gjendje të emergjencës publike.