Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Situata nga koronavirusi, Maqedonia e Veriut nuk e shpall gjendjen e emergjencës, të prekurit shkojnë 19

Nga A2 CNN
16 Mars 2020, 19:57 | Ballkani
Situata nga koronavirusi, Maqedonia e Veriut nuk e shpall gjendjen e

Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Maqedoninë e Veriut vendosi që të mos shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në vend, për shkak të përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

Pas përfundimit të kësaj mbledhje, presidenti Pendarovski deklaroi se reagimi i autoriteteve shëndetësore ndaj Covid-19 është i duhuri dhe janë zbatuar rekomandimet e OBSH-së dhe për këtë arsye nuk është e nevojshme shpallja e emergjencës.

“Këshilli i Sigurisë Nacionale ka vendosur se momentalisht nuk ka nevojë për të shpallur gjendje krizej në tërë territorin e vendit apo gjendje të jashtëzakonshme për ballafaqim me pandeminë që ka përfshirë vendin. Qasja e shtetit në këtë moment është adekuat ndaj rreziqeve me të cilat ballafaqohemi, edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar se vendi ynë në mënyrë më adekuate po zbaton masat e rekomanduara”, theksoi presidenti Stevo Pendarovski.

Ndërkohë numri i personave të prekur nga koronavirusi ka shkuar në 19, me një rast të ri të zbuluar pak minuta pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë