Twitter krijon ikonën e re për koronavirusin – A2

Twitter krijon ikonën e re për koronavirusin

Untitled collage 5 1 1100x620

Twitter ka krijuar së fundmi një emoji të ri për larjen e duarve për t’iu kujtuar britanikëve që të praktikojnë një higjienë më të mirë përgjatë pandemisë së koronavirusit.

Emoji aktivizohet në postimet tuaja në Twitter nëse përdorni një nga hashtag-ët e mëposhtëm — #HandWashing, #HandWashChallenge, #SafeHands ose #WashYourHands.

Personave iu sugjerohet të lajnë duart e tyre të paktën për 20 sekonda me sapun, me qëllim që të mbajnë larg virusin.  Reagimet e para të njerëzve për këtë emoji të ri ishin përgjithësisht pozitive.