Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

“Uria, më e madhe se frika. Qeveria të reagojë, në të kundërt thyhet karantina”

Nga A2 CNN
16 Mars 2020, 09:41 | Aktualitet
“Uria, më e madhe se frika. Qeveria të reagojë, në

Teksa komentoi aktin normativ të qeverisë për COVID-19 në Ditarin e orës 09:00 në A2, avokati Adriatik Lapaj u shpreh se ai duhet të shoqërohet nga një tjetër akt me masa social-ekonomike.

Lapaj thekson se një pjesë e madhe e familjeve e kanë të pamundur të mbijetojnë, duke qëndruar të izoluar, pasi nuk kanë mundësi ekonomike.

“Masat duhet të jenë të dyanshme, në të kundërt njerëzit do ta thyejnë karantinën. Jam i bindur që nevojitet një akt i dytë, i cili duhet të parashikojë masat social-ekonomike, për faturat e ujit, të dritave, rimbursimin e qirave. Nëse nuk e bëjnë një akt të dytë, karantina do të thyhet. Uria është më e madhe se frika ndaj një virusi që është hipotetik. Ka familje që punojnë sot për nesër dhe nuk kanë mundësi ekonomike të mbijetojnë të izoluar”, është shprehur avokati në A2.   

A2 CNN Livestream

Dita jonë