“Vëllai i Madh” në Gjermani, konkurrentët nuk e dinë për pandeminë

big brother 1100x620

E ndërsa e gjithë bota është në ankth të vërtetë për shkak të situatës nga koronavirusi, pjesëmarrësve të një reality show në Gjermani nuk iu është thënë për atë që po ndodh jashtë mureve të shtëpisë ku ata qëndrojnë.

Konkurrentëve të “Vëllait të Madh” gjerman nuk iu është komunikuar mbi pandeminë e koronavirusit. Banorët vazhdojnë të jetojnë të pashqetësuar mbi atë çka është duke ndodhur në botë.

Sipas burimeve të televizionit gjerman SAT 1, banorët nuk janë vendosur në dijeni mbi asnjë zhvillim që prej hyrjes në shtëpi më datë 6 shkurt. Ata kanë informacion vetëm për rastet e diagnostikuara në Wuhan.

Dukë mbrojtur vendimin e tyre për të heshtur mbi të vërtetën, kanali gjerman pohon se ata do të informohen kur të jetë e nevojshme. Lajmet që i komunikohen banorëve dakordësohen edhe me prindërti e tyre.

Edhe banorëve të rinj të sapo futur në shtëpi iu është kërkuar të mos tregojnë gjë. E njëjta situatë shihet edhe në “Vëllain e Madh” kanadez, ku banorëve nuk iu është dhënë informacion mbi çështjen e virusit.