Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Zjarr në kampin e refugjatëve në Lesbos, humb jetën një i mitur

Nga A2 CNN
16 Mars 2020, 17:08 | Bota
Zjarr në kampin e refugjatëve në Lesbos, humb jetën një

Një fëmijë i mitur humbi jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një qendër të mbipopulluar për emigrantët në ishullin Lesbos të Greqisë, mëngjesin e së hënën.

Flakët e zjarrit shkatërruan të paktën 2 kontejnerë që përdoreshin për strehim nga refugjatët në kampin e Morias dhe disa tenda.

Zëdhënësi i zjarrfikësve të ishullit bëri me dije se si pasojë e zjarrit humbi jetën një fëmijë i mitur 6-7 vjeç. Shkaqet e flakëve në kamp janë ende të paqarta, por policia ka nisur një hetim për zbardhjen e ngjarjes.

Kampi i Morias u ndërtua nga autoritetet greke për të strehuar rreth 3000 emigrantë, por aty aktualisht jetojnë 19 mijë persona në kushte shumë të këqija.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani