Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Basha rikujton 8 propozimet e PD, reagon Rama: Fli se të erdhi dita

Nga A2 CNN
17 Mars 2020, 14:07 | Politikë
Basha rikujton 8 propozimet e PD, reagon Rama: Fli se të erdhi dita

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, publikoi edhe njëherë tjetër, 8 propozimet e Partisë Demokratike, të cilat duhet të përfshihen, sipas tij, në planin e masave të marra nga qeveria shqiptare për frenimin e përhapjes së koronavirusit dhe mbrojtjen e ekonomisë shqiptare.

https://a2news.com/2020/03/15/koronavirusi-ne-shqiperi-8-propozimet-e-pd-ne-mbeshtetje-te-qytetareve-dhe-bizneseve/

Nuk ka vonuar shumë dhe ka reaguar kryeministri Rama, i cili i përgjigjet me ironi kreut demokrat.

“Mirë virusi, e mirë gjithë ky mal me halle mbi kokën e popullit, po s’të le as 7x7=42-shi me masat fantastike që i përsërit duke folur në gjumë! Fli o xhan, fli se të erdhi dita po pas duarve laj edhe sytë që ta kuptosh se je zgjuar e mos i tregosh miletit si duket virusi nga hëna!”

A2 CNN Livestream

Dita jonë