Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Çifti me koronavirus fut në karantinë të gjithë fshatin në Roskovec

Nga A2 CNN
17 Mars 2020, 15:34 | Aktualitet
Çifti me koronavirus fut në karantinë të gjithë

Bashkia e Roskovecit i ka kërkuar autoriteteve të shëndetit publik dhe policisë që të vendosin karantinimin e fshatit Mbërs. Në këtë fshat rezultuan të prekur me koronavirus një çift bashkëshortësh, të cilët kishin pasur histori udhëtimi me Italinë.

Pas konfirmimit të këtyre dy rasteve, bashkia e Roskovecit mori masa për izolimin e fshatit. Nga të dhënat paraprake mendohet se çifti i bashkëshortëve që rezultuan pozitiv me Covid-19, kanë pasur kontakte me një numër të konsiderueshëm të banorëve të këtij fshati. Për këtë arsye është kërkuar izolimi i banorëve në banesat e tyre ndërsa edhe lëvizja e mjeteve të autorizuara drejt fshatit Mbërs po mbikëqyret rreptësisht nga policia dhe ushtria.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë