Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Greqia numëron 5 viktima nga koronavirusi, rritet numri i të prekurve në Kosovë e Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
17 Mars 2020, 20:18 | Ballkani
Greqia numëron 5 viktima nga koronavirusi, rritet numri i të prekurve

Vijon të rritet numri i personave të prekur nga koronavirusi në Kosovë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar dhe 2 persona të tjerë të prekur me virusin e ri duke e çuar në 19 numrin në total.

Dy personat e tjerë që kanë rezultuar të prekur janë një çift nga Gjakova që sapo ishin kthyer nga qyteti i Dusseldorfit në Gjermani. Deri tani në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 284 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2.

Në Greqi është rritur dhe më tej bilanci i viktimave nga virusi Covid-19 duke shkuar në 5. Deri tani në vendin fqinj rezultojnë 387 persona të prekur nga infeksioni 11 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë. Mosha mesatare e të prekurve me CoVid 19 në Greqi është mbi 69-vjeç.

Ndërkohë në Maqedoninë e Veriut numri i personave me koronavirusi ka shkuar në 31.

Ministria e Shëndetësisë raporton se 10 pacientë janë testuar të hënën dhe 5 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, mes të cilëve dhe 4 mjekë e infermierë nga Dibra.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani