Kishin abuzuar me çmimet në tregun e fruta-perimeve, procedohen 4 persona në Tiranë

c8948427ab5dda8213e6dc4021c6cf6a 20170411 124737 1100x620

Policia e Shtetit ka njoftuar arrestimin e 4 personave në Tiranë, të akuzuar se kanë abuzuar me çmimin e produkteve ushqimore si pasojë e krizës së koronavirusit.  

Katër administratorë subjektesh të tregut agro-ushqimor në zonën e Kasharit në Tiranë janë  proceduar, pasi është konstatuar përpilimi i faturave fiktive.

Në të gjithë vendin vijojnë kontrollet e përbashkëta  të forcave të rendit për këtë qëllim, të ndihmuar edhe nga denoncimet e vetë qytetarëve që vërejnë luhatje të mëdha në ditët e fundit.