Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Drejtësisë sugjeron zbatimin e dënimeve alternative

meta amnistia frame 528 1100x620

Ministria e Drejtësisë, duke marrë shkas nga situata e jashtëzakonshme nga koronavirusi në vendin tonë, ka kërkuar bashkëpunimin e institucioneve shtetërore në marrjen e masave për të aplikuar politika që do të çojnë në dënime alternative, në mënyrë që të parandalohet rritja e numrit të të burgosurve dhe të paraburgosurve.

“Kërkojmë angazhimin tuaj maksimal për të vepruar në një kohë sa më të shpejtë, me qëllim parandalimin e rritjes së numrit të personave që vuajnë dënimin në institucionet e vuajtjes së dënimit dhe infektimin e tyre nga personat që futen rishtazi”, lexohet në letrën e Ministrisë së Drejtësisë.