Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Koronavirusi në Shqipëri, shkon në 55 numri i rasteve të konfirmuara, 3 në reanimacion

Nga A2 CNN
17 Mars 2020, 12:03 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, shkon në 55 numri i rasteve të

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 55 persona të prekur me koronavirus në Shqipëri.

Bëhet e ditur se 3 nga personat e prekur me koronavirus janë në terapi intensive, ndërsa 8 nga të prekurit janë personal shëndetësor.

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:

  • Tiranë, 38 raste
  • Durrës, 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
  • Lushnje, 2 raste
  • Elbasan, 2 raste
  • Fier, 6 raste
  • Rrogozhinë, 2 raste

Prej tyre: 25 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Lushnja dhe Rrogozhina).

Prej tyre janë në terapi intensive tre qytetarë, njëri prej të cilëve në respiracion të drejtuar.

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Pas hetimit të hollësishëm epidemiologjik në spitalin “Shefqet Ndroqi”, kanë dalë pozitiv edhe 2 raste personel shëndetësor që kanë qenë në kontakt me pacientin, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin infektiv dhe që, më herët ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Nga hetimi i kryer, janë testuar 89 personel shëndetësor në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe prej tyre kanë rezultuar 8 mjekë dhe infermierë pozitivë. Duhet thënë që të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të vetëkarantinuar.

Silva Bino, përgjegjëse e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP u shpreh se pas spitalit Infektiv, spitali “Shefqet Ndroqi” do të kthehet në spital COVID-19.

A2 CNN Livestream

Dita jonë