Koronavirusi, shtyhet finalja e Champions League

26073550 8120809 image m 24 1584453871962 600x338

Finalja e Champions League, kompeticionit më të madh për klube në Evropë, është spostuar për në 27 qershor, për shkak të koronavirusit.

Sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle “Marca”, në mbledhjen e jashtëzakonshme organizuar këtë të martë nga organi që drejton futbollin evropian u vendos që spostimi i datës ishte i domosdoshëm për të siguruar mbylljen e kompeticonit këtë sezon.

Finalja duhet të zhvillohej më 30 maj në Stamboll, por për shkak të përhapjes së pandemisë koronavirusit, UEFA ka pezulluar ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8-ave dhe pa spostimin e të gjitha datave, do të ishte e vështirë të përfundonte sezoni.