Koronavirusi shtyn zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut – A2

Koronavirusi shtyn zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut

kshz maqedoni 1100x620

Liderët politikë në Maqedoninë e Veriut ranë dakord të shtyjnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të parashikuara për t’u mbajtur në 12 prill.

Disa ditë më parë partitë politike ndërprenë të gjitha takimet elektorale, si masë për të parandaluar përhapjen e virusit Covid-19, madje autoritetet vendosën dhe mbylljen e kufijve.

Deri tani në Maqedoninë e Veriut raportohen 26 persona të prekur nga koronavirusi dhe fatmirësisht asnjë viktimë.

“Shëndeti dhe siguria e qytetarëve tanë nuk kanë çmim. Të gjithë ramë dakord që nuk ekzistojnë kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve”, deklaroi ish-kryeministri Zoran Zaev në një konferencë për shtyp.