Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Në Bergamo do të ndërtohet spital fushor për të prekurit me koronavirus

Nga A2 CNN
17 Mars 2020, 21:31 | Bota
Në Bergamo do të ndërtohet spital fushor për të

Nuk ka më vende në terapi intensive, në Bergamo do të ndërtohet një spital fushor për të përballuar urgjencën e koronavirusit. Provinca e Bergamos është në fakt zona më e prekur nga Covid-19, e cila shënon më shumë se 3.993 persona të prekur dhe krevatet në terapi intensive janë pothuajse të gjitha të zëna.

Në orët e fundit janë shtuar edhe dhymbëdhjetë vende të reja shtrimi në një repart, i cili deri më tani nuk ishte prekur nga riorganizimi. Këto krevate do t’i shtohen 80 vendeve në terapi intensive, dhe 370 krevateve të zëna nga pacientët të cilët kanë rezultuar pozitivë ndaj Covid-19 si dhe atyre që janë duke pritur rezultatet e tamponëve. Një total prej 400 pacientësh.

Po në qytetin lombard ka vdekur mjeku i parë i familjes, Mario Giovita, 65 vjeç, i cili ishte prekur nga koronavirusi. Mjeku ishte shtruar në spital dhe gjendja e tij shëndetësore u rëndua shumë shpejt. Federata e mjekëve të përgjithshëm bën të ditur se 100 mjek kanë rezultuar pozitivë dhe disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani