Nuk pajisi punonjësit me masa mbrojtëse, gjobitet administratori i një call center-i në Durrës

call center 1100x620

Policia e Durrësit ka njoftuar se ka gjobitur ditën e sotme një call center në lagjen numër 1 të qytetit pasi u konstatua se punonjësit nuk ishin të pajisur me masa mbrojtëse.

Sipas policisë, ky subjekt ka marrë masën administrative 700 000 lekë.

Gjithashtu, lokali nën administrimin e shtetases Sh. A., 51 vjeçe, me emërtimin “Bar-kafe”, në lagjen nr. 16, Durrës, ka marrë masë administrative 100 000 lekë.

Policia u bën thirrje qytetarëve t’u binden ndalesave të përcaktuara dhe të kufizojnë sa më shumë lëvizjet, për të mirën e përbashkët.