Nuk zbatuan urdhrin, gjobiten 3 lokale në Vlorë, bllokohen 13 automjete

Policia Postbllok Koronavirusi Durres 1100x620

Në Vlorë duket se e kanë të vështirë të zbatojnë masat e marra për parandalimin e koronavirusit.

Policia ka bërë të ditur se ka gjobitur 3 lokale, të cilat kanë vazhduar aktivitetin pavarësisht urdhrit për mbyllje. Po ashtu, mësohet se janë bllokuar edhe 13 automjete.

Ndërkohë, në Pogradec, grupet e kontrolleve rinisën punën në terren, për të mbyllur dhe gjobitur subjektet që kanë thyer rregullat. Janë mbyllur disa dyqane, që kishin nxjerrë produktet në trotuar dhe nuk mbanin masa mbrojtëse.

Janë zhvilluar kontrolle edhe në fasoneritë e hapura sot, ku jepen direktivat e ruajtjes së distancës dhe masave mbrojtëse.

Po ashtu edhe në Durrës, ka pasur persona që kanë thyer masat:

– 7 patenta të hequra

– 2 mjete të bllokuara

– 1 subjekt(lokal) që ka vijuar veprimtarinë, 10 mln lekë gjobë

– 1 person që ka thyer karantinën