Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Pasojat e pandemisë, qielli blu në Kinë është i vetmi fitimtar. Përkohësisht...

Nga A2 CNN
17 Mars 2020, 13:47 | Bota

Pandemia e shkaktuar nga koronavirusi po shkakton prej javësh frikë dhe vdekje në çdo kontinent,  si dhe një tkurrje dramatike të ekonomisë botërore, por ka përcjellë edhe një aspekt të papritur mjedisor.

Si rrallëherë në dekadat e fundit, banorët e Wuhanit dhe provincës së Hubeit, të parat e goditura nga COVID-19, mund të shijojnë, përtej lirisë nga karantina e detyruar, edhe një qiell blu të kthjellët, që ndoshta nuk kishin përjetuar kurrë.

Sipas ministrisë kineze së Mjedisit, por edhe nga vrojtimet e amerikanes NASA, ka patur një rritje me 25% të ditëve me ajër të pastër.  

Niveli i ndotjes gjatë muajve janar dhe shkurt në Kinë

Arsyeja? Bllokimi i zinxhirit industrial në atë provincë ,dhe jo vetëm, ka shkaktuar uljen me të paktën 25% të gazrave me dioksid nitrogjeni dhe dioksid karboni.

Ndotja në Wuhan para shpërthimit të koronavirusit

Ky i fundit, i prodhuar më së shumti nga përdorimi i qymyrit që furnizon ende pjesën më të madhe të industrisë kineze, sipas përllogaritjeve ka sasi me 200 milion tonelata vetëm në një muaj. Pak a shumë, gjysma e prodhimit vjetor të Britanisë së Madhe.

Niveli i ndotjes në Wuhan, krahasim i periudhës gjatë Vitit të Ri kinez në 2019 dhe 2020

Kjo rënie dramatike e konsumit industrial, së bashku me reduktimin me 70% të fluturimeve të brendshme dhe të përdorimit të karburanteve për automjetet, ka shkaktuar atë që për ekspertët duket si “ndryshimi mjedisor më i shpejtë dhe radikal i përjetuar ndonjëherë”.

Megjithatë ka shumë ambientalistë që paralajmërojnë se e grija tradicionale e qyteteve kineze mund të kthehet së shpejti.

https://a2news.com/2020/02/26/ana-pozitive-e-koronavirusit-ulet-niveli-i-ndotjes-se-ajrit/

Diçka e tillë ndodhi në 2009, pasi Pekini lëvroi 586 miliardë dollarë për të përballuar krizën financiare globale. Prodhimi i shtuar rriti nivelin e ndotjes në nivele të papërballueshme, saqë për herë të parë në 2013 qeveria e Xi Jinping hartoi një plan masash kombëtar për mjedisin, që ka sjellë një ulje me rreth 10% të ndotjes në vendin aziatik.

https://a2news.com/2020/03/13/masat-ndaj-koronavirusit-ulet-niveli-i-ndotjes-edhe-ne-itali/

Kur koronavirusi të jetë thjesht një kujtim i hidhur në Kinë, kriza ekonomike mund të shtyjë industrinë të shumëfishojë prodhimin për të mos humbur terren dhe pozitat e fituara në dekada në tregtinë ndërkombëtare. Kjo mund të sjellë një përkeqësim po aq të shpejtë të nivelit të ndotjes mjedisore, me pasoja të paparashikueshme. Dhe me të, qiej gri plumb.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani