Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Përmirësimi shëndetit të “pacientit 1”, Meta: Mirënjohje të thellë për mjekët

Nga A2 CNN
17 Mars 2020, 21:41 | Aktualitet
Përmirësimi shëndetit të “pacientit 1”, Meta:

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shpërndarë në rrjetet sociale postimin e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për përmirësimin e shëndetit të pacientit të parë nga koronavirusi.

Kreu i Shtetit shkruan se është i emocionuar nga ky lajm i jashtëzakonshëm dhe iu dërgon një mesazh mirënjohje mjekëve, infermierëve dhe të gjithë personelit që po lufton me këtë virusi.

“I emocionuar nga ky lajm i jashtëzakonshëm! Duke i uruar pacientit 0 shërim të plotë, shpresoj të marr së shpejti të njëjtin lajm për të gjithë të prekurit nga kjo pandemi, të cilëve ju shpreh mbështetjen dhe solidaritetin tim në këto momente të vështira!Mirënjohje të thellë dhe falenderim për mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës që janë në vijën e parë të frontit! Krenar për përkushtimin dhe profesionalizmin tuaj! Shembuj të shkëlqyer frymëzimi! Forca të gjithëve! Së bashku për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari!”, shkruan Ilir Meta në Facebook.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli