Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Pezullimi i qarkullimit, si të deklaroni “online” lëvizjet në oraret e lejuara

Nga A2 CNN
17 Mars 2020, 19:15 | Aktualitet
Pezullimi i qarkullimit, si të deklaroni “online” lëvizjet

Dhjetra qytetarë që kërkonin autorizim për lëvizjen e mjeteve të tyre krijuan një grumbullim para derës së Policisë së Shtetit.Dalja e udhëzimeve të shpeshta nga autoritetet për kategoritë që lejohen si dhe lejimi i punonjësve të ndërmarrjeve prodhuese në fashat kohore 06-08:00 dhe 16-17:00 ka krijuar paqartësi tek qytetarët.

Nga kjo e martë, Policia e Shtetit kërkon që personat që duan të lëvizin për punë në fashat kohore të lejuara të vetëdeklarojnë online lëvizjet e tyre. Formulari i vetëdeklarimit gjendet në faqen e Policisë së Shtetit, në adresën www.asp.gov.al

Pasi plotësohet formulari me të gjitha të dhënat personale, të dhënat e mjetit, motivacionin e lëvizjes, një kopje e formularit mbërrin në adresën e vetë aplikantit. Policia kërkon printimin e tij dhe mbajtjen e tij mbi kruskot.

Për mjetet 4+1, policia do të lejojë deri në 3 persona, të cilët duhet të kenë masa mbrojtëse, maska, doreza dhe dezinfektant, ndërsa për motoçikletat lejohet vetëm një person.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë