Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vetëm një rast i ri me koronavirus në Wuhan, shqetësuese situata në Itali, Spanjë e Gjermani

Nga A2 CNN
17 Mars 2020, 08:18 | Bota
Vetëm një rast i ri me koronavirus në Wuhan, shqetësuese

Gjatë 24 orëve të fundit, në Wuhan të Kinës, vendit ku shpërtheu koronavirusi, është regjistruar vetëm një rast i ri, ndërsa janë shëruar 20 persona.

E ndërsa në Kinë situata duket se po shkon drejt zgjidhjes së këtij problemi kaq të madh, në Evropë situata është duke u bërë edhe më problematike dhe tashmë nuk është vetëm Italia me një numër të madh personash të prekur, por edhe Spanja, Gjermania e Franca.

Numri i personave të prekur në Itali ka shkuar në 28 mijë, ndërsa në Spanjë në 10 mijë, në Francë regjistrohen 6600 të prekur, ndërsa në Gjermani 7200.

Në ndryshim nga vendet e tjera, edhe pse ka regjistruar mbi 1 mijë raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, në Gjermani numri i viktimave është i ulët, ku deri tani janë shënuar 17 të vdekur, ndërsa në Itali numri i viktimave ka shkuar më shumë se 2100. Në Spanjë janë konfirmuar të vdekur 342 persona, ndërsa në Francë 148 persona.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli